![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
Hapet Tirana Ring Center, qendra me e re tregtare ne Tirane
Tirana tashmë do të ketë një qendër të re tregtare me më shumë shërbime dhe më pranë qytetarëve. Në përurimin e Tirana Ring Center ka marrë pjesë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta si dhe një sërë personalitetesh nga bota e artit dhe politikës.
Kryeqyteti tashmë do të ketë një qendër të re tregtare. Tirana Ring Center ofron një gamë të gjerë shërbimesh si dyqane të firmave më të njohura,restorante,mundësi argëtimi për fëmijë e të rritur.I pranishëm në hapjen e kësaj qendre, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se kjo qendër tregtare tashmë do të kthehet në një qendër referimi për kryeqytetasit.Dy investitorët e premtojnë më shumë shërbime kualitative. Tirana Ring Center është e pozicionuar në një pikë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Tirana Ring Center
Tirana Ring Center është e pozicionuar në qendër të qytetit, vetëm 500 m nga epiqendra administrative e Tiranës. Gjendet në kryqezimin e rrugëve kryesore, pikërisht në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, zona më e populluar ë Tiranës.TRC është Qendra më e madhe tregtare në qendër të Tiranës. Një ndërtim prej më shumë se 55,000 m2, me 70 dyqane të markave të reja ndërkombëtare. Objekti është i aksesueshëm nga 7 hyrje të ndryshme. Qendra tregtare ka vetëm një hyrje kryesore dhe ka mundësi lëvizjeje të organizuar nga kati në kat, përfshirë edhe katet e parkimit. Qendra do të ofrojë një shumëllojshmëri shërbimesh (Handicap, Wi-Fi, telefon falas, kompjuter, shpërndarje, shërbim taksi etj).
Një kat do të jetë i dedikuar vetëm për hipermarketin, ndërsa nuk do të mungojnë dhe restorantet e ambientet e argëtimit për fëmijët. Gjithashtu, në Tirana Ring Center do të këtë rreth 50 apartamente dhe një hotel luksoz me 30 dhoma. Tirana Ring Center është një ndërtesë e përbërë nga një fasadë komplekse xham/pasqyrë e ndërthur me granit, e ndërtuar sipas teknologjisë më të fundit. “Ky është sistemi më inovativ në botë, i cili mund të integrohet drejtpërdrejt në fasadën e xhamit si pjesë përbërëse e ndërtesës. Dy ekranet me teknologjinë LED prej 280 m2 janë të përfshirë në fasadën kryesore, të vendosur në pika strategjike me kënde të ndryshme shikimi.
Tirana RING Center
Posted by Tirana Ring Center on Saturday, May 2, 2015
Një hapësirë prej 2000 m2 do të jetë e rezervuar ekskluzivisht vetëm për fëmijët. Animatorët do të kujdesen për “çamarrokët e vegjël”, ndërkohë që prindërit do të kryejnë blerjet. “Kjo do të jetë hapësira më e madhe që një qendër tregtare i kushton fëmijëve dhe do të këtë menaxherë që do të kujdesen vetëm për ta. Një botë plot, lojëra, sport, edukim, rizgjim, shpirt konkurrence dhe tematika do të jetë dedikimi që do t’u ofrohet atyre. TRC do të ofrojë shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh në ambientet komode bashkëkohore. Ndërtimi i Tirana Ring Center ka filluar dy vite më parë dhe i hapi dyert për publikun diten e djeshme.
Më të lexuarat
![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
![Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s](images/news/ura e bilcesss punimettt.jpg)
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)